Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulm me thikë në stacionin e trenit në New...

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike...

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh,...

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani sulmon me...

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama...

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares...

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video tronditëse nga...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

“Ushtria” e radikalëve, që po frikëson shërbimet sekrete franceze

Nga Emanuel Pietrobon
Analist
13 Maj 17:29

Që nga 21 prilli në Francë media, publiku dhe politika po diskutojnë ethshëm mbi mundësinë e një lufte civile etno-fetare në një të ardhme të afërt. Ky debat lindi pas botimit të një letre të hapur në revistën “Valeurs Actuelles” nga 20 gjeneralë, 100 ushtarakë të tjerë me grada të larta, dhe më shumë se 1000 ushtarë që i përkisnin gradave të ndryshme, secili i bindur se “nëse nuk veprohet” do të ketë “një shpërthim të dhunës”.

Një letër, së cilës më pas iu shtua një tjetër e dërguar më 9 maj, këtë herë nga ushtarët në shërbimin aktiv. Arsyet e nënshkruesve, mund të kuptohen përmes një shqyrtimi të dukurisë që denoncuan ata:përparimit të pandërprerë dhe të pandalshëm të “Islamizmit dhe hordhive të periferive”, dhe bashkë me të rreziku që gjithnjë e më shumë zona në Francë “t’u nënshtrohet dogmave që janë në kundërshtim me Kushtetutën”.

Duke përshkruar gjendjen aktuale të sundimit të ligjit në periferitë e republikës, dhe duke analizuar rrezikshmërinë e narko-banditizmit, ka ardhur koha që të analizojmë problemin më të mprehtë: separatizmin islamik.

Një ushtri e terroristëve të mundshëm në periferi

Megjithëse presidenca Makron reagoi me ashpërsi kundër kësaj letre, pasi u konsiderua si një grusht shteti dhe elektoralisht e favorshme për të djathtën radikale, është urgjente të nënvizohet dhe të kujtohet se si ishte vetë banori aktual i Elizesë, që e denoncoi sfidën ndaj republikës nga ai që quhet separatizëm islamik, duke i çelur dritën jeshile një lufte të paepur kundër ekstremizmit islamik, dhe fillimit të një procesi të nacionalizimit të Islamit Francez.

Pra, forcat e armatosura franceze nuk kanë shpikur një kërcënim nga hiçi:rreziku i një shpërthimi të dhunës civile, e nxitur nga një gjendje e tensionuar endemike, e mbushur me luftëra të vogla civile është konkret, i prekshëm dhe i perceptuar.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Harris Interactive” për LCI TV pas letrës së hapur të ushtarakeve, 86 për qind e të anketuarve mendojnë se në zona të caktuara të vendit nuk zbatohet ligji i Republikës. 84 për qind e të anketuarve thonë se shoqëria po bëhet gjithnjë e më e dhunshme.

Ndërkohë 73 për qind e të pyeturve shprehen se kombi francez po përballet me shpërbërjen, ndërsa 49 për qind e tyre (pra 1 në 2 francezë), “është në favor të ndërhyrjes së forcave të armatosura për të rivendosur rendin”, dhe në përgjithësi, 6 në 10 të anketuar e mbështesin nismën e fundit të ushtrisë.

Dhe të dhënat mund të japin një shpjegim mbi frikën e shoqërisë dhe shqetësimin e ushtrisë. Franca është vendi më i goditur nga terrorizmi në Evropë, si për sa i përket viktimave (më shumë se 290 të vdekur dhe mbi 900 të plagosur në 9 vitet e fundit), frekuencës së sulmeve (më shumë se 45 nga vitit 2015 deri sot, dhe 33 sulme të parandaluara në kohë 4 vitet e fundit), por edhe i vëmendjes që i ka kushtuar xhihadizmi ndërkombëtar (duke përqendruar atje 43.9 për qind të sulmeve, duke shkaktuar 42 për qind nga totali të viktimave në Evropë dekadën e fundit ), të burgosurve të dënuar për krimin e terrorizmit islamik (505), apo monitorimin e radikalizuarve të dyshuar (702), të qytetarëve që shkuan në Siri pasi ishin betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik (të paktën 1.910), për lagjet e shumta të cilësuara si çifligje të sheikëve të terrorit (150),apo të ekspozuara ndaj këtij rreziku (751).

Shifrat e frikshme të dukurisë së terrorizmit xhihadist në Francë janë tregues i dështimit të modelit të integrimit të bazuar tek asimilimi. Të paktën 300 hoxhallarë të huaj, kryesisht të paguar nga Turqia, Maroku dhe Algjeria, që janë cilësuar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare do të riatdhesohen brenda këtij viti.

Ndërkohë,236 të huaj apo emigrantë të paligjshëm janë identifikuar si të radikalizuar në janar të këtij viti, nga të cilët 113 janë dëbuar, 83 janë në pritje të vendimit, dhe 35 ndodhen në burg. 250 të burgosur në burgjet franceze për krime të lidhura me terrorizmin islamik, dënimi i të cilëve pritet të përfundojë midis këtij viti dhe vitit 2022, nuk janë de-radikalizuar ende.

Rreth 15 mijë qytetarë mbikëqyren nga autoritetet për shkak të dyshimeve për aktivitete ekstremiste.

Këto të dhëna që lidhen me dimensionin njerëzor të “ushtrisë hije”, mund të plotësohen nga ato që lidhen me të ashtuquajturat “vendet e radikalizimit” (lieux de radikalizimi), që të imagjinuara gabimisht si xhami dhe shkolla Kuranike, mund të jenë në të vërtetë qendra kulturore, palestra, qendra të grumbullimit të të rinjve, qendra tregtare, restorante, dhe selitë e organizatave joqeveritare dhe organizatave bamirëse.

Ushtarët e “ushtrisë hije” që po shqetësojnë aq shumë shërbimet sekrete dhe forcat e armatosura, nuk gjenden vetëm midis vendeve të kultit dhe shkollave fetare, pasi ata priren të veprojnë nën dritën e diellit, duke organizuar sulme para një qebaptoreje apo duke predikuar xhihadizmin në qendrat sportive.

Për shembull,vrasësi i mësuesit Samuel Pati, kishte ndjekur studime në një gjimnaz të Tuluzës, që ishte i njohur si vendi i takimit për të rinjtë e radikalizuar. Nuk ka një vlerësim të sigurt dhe të besueshëm të numrit të vendeve të radikalizimit.

Por shifrat mbi sekuestrimin dhe mbylljen e tyre janë mbresëlënëse: 73 mbyllje të detyrueshme në 10 muajt e parë të vitit 2020, dhe një total prej 394 që nga viti 2017. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjnë vetes autoritetet është:A i zgjidhin problemet mbylljet apo i zhvendosin ato diku tjetër, nga njëra lagje në tjetrën? / Burimi: “Il Giornale” – Bota.al

Posted Under:
Bota Kryesoret Opinion
Tagged:
Radikale Shërbimet sekrete Ushtri

Nga e njëjta kategori

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

më shumë...

Vrasja në Kamëz, identifikohet autori

më shumë...

Sot mësohet finalisti i parë, Ferma VIP drejt finales së madhe të 15 qershorit

më shumë...

Sulm me thikë në stacionin e trenit në New York, 6 të plagosur, momenti kur arrestohet autori (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Arrestohet një person në Korçë, dyshohej se...

12:30

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me...

12:05

Vrasja në Kamëz, identifikohet autori

12:01

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz,...

11:53

Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi...

11:45

Shenjat e zodiakut që janë më të...

11:37

Sot mësohet finalisti i parë, Ferma VIP...

11:30

Vetëvendosja pëson rënie në zgjedhje, Kurtit i...

11:18

Kos kërkon kompromis politik në Kosovë pas...

11:06

Sulm me thikë në stacionin e trenit...

11:01

“Përjetoni momentin”, Madonna “shpërthen” ndaj përdorimit të...

10:54

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj:...

10:44

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas...

10:25

Dosja “Partizani”, ish-ministri i Ekonomisë në GJKKO,...

10:12

Festimet nuk mbarojnë për Dua Lipën, këngëtarja...

10:00

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani...

9:41

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë...

9:27

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet...

9:11

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video...

8:36

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Procesi i numërimit...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.