Ndërkohë që Shipëria ndodhet në javen e zjarrit në luftën me COVID-19, spitale private vijojne abuzimet me testet duke pretenduar se perms tyre zbulojne nëse person është i infektuar apo e ka kaluar koronavirusin.
Kete fakt e pranon edhe epidemiologu Dritan Ulqinaku I cili u ben thirrje qytetareve qe per testin ti drejtohen laboratorit te institutit te shendetit publik i cili eshte I vetmi i licensuar. Ai tha se ka informacione per dy spitale por pa permendur emrat e tyre.
Testi per koronavirusin nuk eshte licensuar ne asnje prej laboratoreve private ne vendin tone. Nje dite me pare perfaqesuesi I organizates boterore te shendetsise ne vemndi tone apeloi qe procesi te kontrollohet vetem nga institucionet shteterore duke theksuar se ne vendet ku testimet jane bere edhe ne spitale private kane rezultuar abuzive.
Kemi parë në disa vende që kanë kryer testet për koronavirusin dhe kanë rezultuar një fiasko. Le t’i besojmë instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ajo dhe qeveria thonë që laboratori i ISHP-së, është ai që kryen testet dhe është i kualifikuar, ato kanë arsye që e thonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë laboratorë që mund të bëjnë teste por ata duhet të sigurojnë që të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë.
RAUL GONZALEZ
DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE
Në lidhje me kete situatepolicia e shtetit kallëzoi ne prokurori spitalin amerikan me akuzat për kontrabandë dhe për përhapje të panikut. Çështja është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të hidhet shorti per ti hapur rrugen vijimit te hetimeve.





