Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me...

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Ukraina mohon të ketë sulmuar depozitat e karburantit brenda Rusisë

1 Prill 22:18

Rusia akuzoi të premten Ukrainën për kryerjen e një sulmi ajror kundër një depozite karburanti që ndodhet në qytetin rus Belgorod. Kremlini tha se incidenti mund të ndikojë në bisedimet e paqes. Por një zyrtar i lartë ukrainas për çështje të sigurisë hodhi poshtë pretendimet se ky sulm mund jetë kryer nga Kievi.

 

Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy helikopterë ukrainas goditën objektin në Belgorod, pasi hynë në Rusi në një lartësi jashtëzakonisht të ulët rreth orës 5 të mëngjesit me orën e Moskës. Depozitat ndodhet rreth 35 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën.

 

Por një zyrtar i lartë për sigurinë në Ukrainë hodhi poshtë akuzat. Kjo është akuza e parë për një sulm ajror që dyshohet të jetë kryer nga Ukraina që kur Moska nisi sulmin ndaj këtij vendi më 24 shkurt. Belgorodi është një nga qendrat kryesore logjistike të Rusisë për luftën.

 

“Ata thonë se ishin ne që e bëmë një gjë të tillë, por sipas informacioneve tona kjo nuk përputhet me realitetin”, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë Oleksiy Danilov për televizionin kombëtar ukrainas.

 

Më herët, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës Oleksandr Motuzyanyk tha se ai as nuk mund ta konfirmonte dhe as ta mohonte përfshirjen e Ukrainës në një incident të tillë.

 

“Ukraina aktualisht po kryen një operacion mbrojtës kundër agresionit rus në territorin e saj dhe kjo nuk do të thotë se Ukraina është përgjegjëse për çdo katastrofë në territorin e Rusisë”, shtoi ai.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Presidenti Vladimir Putin ishte informuar për incidentin. Ai tha se sulmi mund të rrezikojë negociatat e paqes mes Moskës e Kievit.

 

“Sigurisht që kjo nuk mund të shihet si krijimi i kushteve të duhura për vazhdimin e bisedimeve”, tha zoti Peskov, duke shtuar se po bëhej gjithçka për të parandaluar ndërprerjet në furnizimin me karburant në qytet.

 

Pamjet e kamerave të sigurisë së depozitës, të verifikuara nga Reuters, treguan një dritë të shpejtë, të një objekti fluturues që dukej të ishte një raketë e lëshuar nga një lartësi e ulët, ndjekur nga një shpërthim në tokë.

 

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se zjarri i shkaktuar nga goditja plagosi dy punëtorë dhe detyroi evakuimin e disa banorëve lokalë. Zjarri më vonë u vu nën kontroll, tha ai.

 

Firma ruse e naftës Rosneft ROSN.MM, e cila zotëron depon e karburantit, tha në një deklaratë të veçantë se askush nuk u lëndua nga zjarri. Ministria ruse e mbrojtjes tha se objekti ishte ekskluzivisht për përdorim civil./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
depozitat e karburantit kievi Rusi Ukraina

Nga e njëjta kategori

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave pro-palestineze në Britani

më shumë...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon bombardimet, pavarësisht armëpushimit

më shumë...

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e tij përlotet në Ferma Club: Besoj te Vanesa, kemi patur probleme të mëdha pas divorcit të djalit

më shumë...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet qytetarit: Partia ka garën më të ndershme, kandidatët e Ramës s’mund të marrin pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

12:47

Pse nuk ka garë në PD? Berisha...

12:27

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal...

12:18

Hyrje të reja në “Ferma VIP 3”,...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.