Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

“U’jam Arbëresh”, Meta: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

10 Tetor 15:39

Kreu i shtetit, Ilir Meta këtë të enjte ka iniciuar nismën që ka ndërmarrë “U’ jam Arbëresh” me mbajtjen e takimit të parë të këtij Forumi në Institucionin e kreut të shtetit.

 

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Kryetari i Bashkisë së Shën Mitrit Salvatore Lamirata, Padre Pietro Lanza i Kishës italo-arbëreshe, Konsulli i Nderit Aldo Marino, akademikë, historianë, albanologë dhe intelektualë të shquar, Neritan Ceka, Paskal Milo, Tritan Shehu, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj, etj.,

 

Presidenti Meta vuri në dukje se kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me besnikëri të pashoqe dhe dashuri për gjashtë shekuj.

 

Ndër të tjera kreu i shtetit është shprehur se për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj, nga të dyja anët e Adriatikut.

“Gjatë të gjithë periudhës pas largimit, arbëreshët, krahas ruajtjes së trashëgimisë së tyre, u bënë edhe mbështetësit kryesorë të atdheut të tyre të ri, por edhe të atdheut që lanë pas. Ata u dalluan për kontributin e jashtëzakonshëm në bashkimin e Italisë. Ndërkohë, që nga bashkimi i Italisë deri përpara shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, e gjithë shtysa intelektuale që e vendosi çështjen shqiptare në qendër të diskutimeve diplomatike në kohën e shpërbërjes së Perandorisë Otomane, nisi dhe u promovua nga territoret arbëreshe. Ne u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve për faktin se ruajtën me shumë dashuri dhe besnikëri të pashoqe figurën e Skënderbeut, dhe po me aq dashuri e rikthyen sërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare duke e bërë këtë figurë frymëzimin dhe simbolin e bashkimit të gjithë kombit tonë. U jemi mirënjohës gjithashtu për figura të shquara të letërsisë sonë si Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe, ashtu si edhe për faktin se ata përgatitën dhe frymëzuan shumë intelektualë të ndritur shqiptarë si Aleksandër Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin dhe pavarësinë e vendit tonë. Fjalë si arbër, arbëresh, Arbëri dhe Albani janë ruajtur dhe rrojnë sot prej arbëreshëve tanë. Katedra e parë e gjuhës shqipe në histori u themelua nga arbëreshi ynë, De Rada. At Zef Skiroi ishte arbëreshi i parë, i cili i shkruajti në shqip letrat zyrtare drejtuar Selisë së Shenjtë. Kontributi i arbëreshëve për atdheun e tyre mbeti gjithmonë shumë i madh gjatë shekujve, ashtu siç mbetet e fortë dhe e pashkëputur edhe sot lidhja e pazgjidhshme me atdheun e tyre të origjinës. Por, ka ardhur koha që ne të bëjmë shumë më tepër për arbëreshët tanë. Bashkësia arbëreshe mbetet sot ruajtësja e vetme e gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij folën gjashtë shekuj më parë. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, por edhe për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore. Ashtu siç jam i bindur që, edhe shumë personalitete të tjera, që nuk ndodhen këtu për arsye të ndryshme, do të kontribuojnë pa u lodhur për suksesin e kësaj çështjeje. Forumi ‘U jam arbëresh’ është i hapur për të gjithë personalitetet dhe institucionet që dëshirojnë të na bashkohen në këtë kauzë kaq fisnike, të bukur, të qenësishme dhe me vlera të mëdha për identitetin tonë kombëtar.”

 

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Arberesh kulture meta

Nga e njëjta kategori

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori në Lushnjë! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra, 6 ende aktive

më shumë...

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.