Subscribe

Mes debateve të shumta, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan me shumicë votash krhimin në prokurorinë e krimeve të rënda të dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela.

 

Një muaj më parë, dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve te Rënda Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj fituan betejën me prokurore e përgjithshme të përkohshne, Arta Markun.

 

Gjykata Administrative vendosi të pranojë paditë e dy prokurorëve të cilët Marku i trasferoi në rrethet Pogradec e Berat, pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes “Shullazi”.

 

 

Sipas vendimit të gjykatës dhe argumentave të anëtarëve që votuan pro, thuhej se sipas ligjit, transferimi nuk mund të bëhet pa pëlqimin e prokurorëve.

 

 

Gjatë mbledhjes, kryetari i KLP, i bëri thirrje prokurorëve të aplikojnë për SPAK, pasi kjo mundësi u vjen vetëm një herë.

 

 

Deri më tani, për 15 vendet vakante në SPAK, kanë aplikuar vetëm dy prokurorë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *