Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Breshëri sulmesh ukrainase në Rusi, Moska pretendon se ka...

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

U arrestua në Greqi pas urdhërarrestit të SPAK, biznesmeni shqiptar nuk pranon të ekstradohet

15 Qershor 13:43

Biznesmeni Ilir shtufi, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për përfshirje të dyshuar në organizatë kriminale dhe pastrim parash, është arrestuar në Selanik të Greqisë. Tashmë pritet që organi kompetent gjyqësor grek të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Shtufi akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, të ardhura që dyshohet se burojnë nga trafiku i narkotikëve, si dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sot ai u paraqit para Prokurorisë së Apelit në Selanik, ku u vendos të qëndrojë në paraburgim deri në shqyrtimin e kërkesës për ekstradim nga gjykata kompetente.

Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka deklaruar para prokurorit se nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri dhe ka mohuar të gjitha akuzat, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen.

Nga hetimet rezulton se ai kishte hyrë në Greqi të premten e kaluar, 2 qershor, përmes pikës kufitare të Kapshticës (Krystallopigi). Në të njëjtën ditë, autoritetet shqiptare zhvilluan një operacion të koordinuar për arrestimin e tij dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje.

53-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në një hotel në Selanik nga efektivët e policisë greke, pas informacioneve të shkëmbyera nëpërmjet kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe INTERPOL-it.

Më 12 qershor SPAK zhvilloi një aksion të gjerë kundër 20 personave që dyshohet se kanë kryer pastrim parash nga trafiku masiv ndërkombëtar i kokainës. Nga këto masa, pesë janë arrest shtëpie ndërsa 15 arrest në burg.

Operacioni u shtri në tre qytete të vendit, Tiranë, Durrës dhe Vlorë ndërsa përmes burimesh Vizion Plus mësoi se janë goditur dy grupe kriminale, të cilët të mirëorganizuar kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin me role të ndara.

Mes fletëarresteve të prera bën pjesë biznesmeni i shumëpërfolur, Artur Shehu i cili gëzon pronësinë e pjesës më të madhe të Zvërnecit, por masa për të nuk është ekzekutuar pasi ai ndodhet në SHBA me azil politik. Sipas organit të akuzës ai akuzohet për pastrim parash, i financuar nga vëllezër narkotrafikantë, Erion dhe Adrian Rama.

SPAK me kërkesë të dy prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani dhe Elida Kaçkini kanë urdhëruar edhe arrestimin e vëllezërve Koçeku, Arturit që dyshohet si koka e grupit kriminal, Abedinit dhe Ervinit.

As ata nuk u vunë pas hekurave, sepse ndodhen në Dubai, por SPAK ka arritur të provojë trafikun transnacional të drogës që ata kanë kryer nga vendet e amerikës latine.

Sipas prokurorisë ishte biznesmeni Ilir ShtufI, për të cilin është nxjerrë urdhëri i arrestit në burg, ai që pastronte paratë e tyre.

Shtufi u arrestua në Greqi, ndërsa në qeli për po të njëjtën vepër penale përfundoi biznesmeni Orest Sota.

Nën sekuestro u vunë rreth 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Po ashtu janë sekuestruar me mijëra hektarë tokë, 7 vila në Palasë, 2 në Rolling Hills, në Jalë dhe Sarandë llogari bankare, mbi 20 apartamente, qindra garazhde dhe mbi 50 llogari bankare.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Ekstradim Greqi ilir shtufi

Nga e njëjta kategori

Breshëri sulmesh ukrainase në Rusi, Moska pretendon se ka rrëzuar 456 dronë gjatë natës

më shumë...

Vijon lufta me flakët në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca në terren

më shumë...

Horoskopi i së hënës, java nis me lajme për 3 shenja, çfarë kanë rezervuar yjet për të tjerët

më shumë...

E hëna përvëluese! Termometri shkon në 40°C, ja zonat më të nxehta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:40

Breshëri sulmesh ukrainase në Rusi, Moska pretendon...

8:18

Vijon lufta me flakët në Mallakastër dhe...

8:06

Horoskopi i së hënës, java nis me...

8:00

E hëna përvëluese! Termometri shkon në 40°C,...

7:47

Shkodër/ Dy persona i hyjnë në banesë...

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.