Subscribe

Turizmi me kampera në Vlorë është kthyer në një trend tashmë për të huajt.

 

Të konsideruara pushime të qeta larg zhurmës dhe popullimit të plazheve, të shumtë janë ata që zgjedhin një atraksion të tillë. Këta turistë janë vendosur në zonën pranë Radhimës dhe thonë se ju pëlqen shumë ajo se çfarë kanë gjetur në Vlorë.

 

Turiste 1: Jam nga Austria. Zgjodha të vij në Shqipëri nga ato cfare kemi lexuar per te si destinacion i mire per turizem.Do të qëndrojmë disa ditë e ma pas do të lëvizim me rulonë tonë ,pasi duam ta njohim sa më shumë vendin tuaj.

 

Turiste 2: ne vijmë nga gjermania. Kemi ardhur në Shqipëri pas eksplorimit të disa vendeve të rajonit.Na pëlqen shumë ky vend, ka plazh të pastër.

 

Turiste 3 —-Unë jam nga Zelanda e re ,jam me shokë për disa ditë.Është një vend fantastik dhe sigurisht do të kthehem sërish, për motin dhe plazhet e pastra.

 

Turistët vlerësojnë ndër të tjera edhe çmimet.

 

Turiste 1:Jemi nga Gjermania.Këtu është një vend i mrekullueshëm. Po ashtu dhe njerëzit, shumë të sjellshëm. Jemi të kënaqur edhe me çmimet.

Turiste 2: Nga Gjermania kemi ardhur dhe është hera e parë që vijmë këtu.Po e shijojmë shumë.Jemi shumë afër detit ,uji shumë i pastër,po ashtu dhe cmimet janë të kënaqshme.

 

Edhe pse ende me një mot të paqëndrueshëm, Vlora këto ditë të fundmajit vijon të jetë shumë e frekuentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *