Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka këmbëngulur se kompania Pfizer ka sabotuar fushatën e tij të rizgjedhjes. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, fajësoi kompaninë se po priste të shpallte suksesin e provës e vaksinës, pas zgjedhjeve presidenciale, sepse politikat e tij do të dëmtonin biznesin e tyre.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA-së

Pfizer dhe të tjerët ishin shumë larg për vaksinat, ju nuk do të kishit një vaksinë nëse nuk do të isha unë. Në vend të planit të tyre origjinal për ta vlerësuar vaksinën në tetor, ata vendosën ta vonojnë. Kështu që ata pritën dhe pritën pas zgjedhjeve.

 

Trump ka pretenduar serish se ka fituar zgjedhjet me plotë 74 milion vota, edhe pse kanë patur shumë faktorë kundër atij.

 

Big Pharma lëshoi ​​miliona dollarë reklama negative kundër meje gjatë fushatës, të cilat unë i fitova meqë ra fjala, por, e dini, ne do ta zbulojmë atë. Pothuajse 74 milion vota, ne kishim Big Pharma kundër nesh. Ne i kishim mediat kundër nesh. Ne kishim teknologji të madhe kundër nesh. Kishim shumë pandershmëri kundër nesh.

 

Pfizer ka kërkuar nga Administrata e Ushqimit e Barnave të Shteteve të Bashkuara  autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *