Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nisjen e një hetimi për incidentin e trefishtë me të cilin u përball në Kombet e Bashkuara: defektin me shkallët elektrike, ngecjen e promterit dhe problemet me audion gjatë fjalës së tij.
“Një turp i vërtetë ishte ai që ndodhi në Kombet e Bashkuara, jo një, as dy por tre ngjarje shumë të këqija”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se incidentet e njëpasnjëshme nuk ishin të rastësishme.
Nga organizata e Kombeve të Bashkuara kanë njoftuar tashmë se kanë nisur një hetim për të zbuluar se çfarë ndodhi./vizionplus.tv





