Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sështë shprehur se është bërë shumë ndryshim në lidhje me Iranin dhe se ai nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Teheran.

 

Këto komente presidenti Trump, i ka bërë gjatë një takimi të Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

 

Ndërkohë ai nuk dha detaje se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani kishte thënë, se ishte i përgatitur të negociojë për programin e tij raketave.

 

Raportet ndërmjet dy vendeve janë në pikën më të ulët, pasi Irani njoftoi se ka filluar të ngrisë nivelet e uraniumit të pasuruar, duke shkelur kështu marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore të vitit 2015.

 

SHBA-ja ka dalë nga marrëveshja vitin e kaluar pasi ngriti shqetësimin se ajo i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite.

 

Ndërkohë vendet evropiane, Rusia dhe Kina kanë mbetur palë në marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *