Ministri për Evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Italisë në Beograd. Bisedimet u zhvilluan në kontekstin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik për integrimin, me mbështetjen e Italisë.

 

Ministrat folën gjithashtu edhe për strategjinë e integrimit të Ballkanit perëndimor, të publikuar nga Komisioni Europian pak ditë më parë. Lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ministri Bushati theksoi mbështetjen e vendosur të Shqipërisë për dialogun me ndërmjetësinë e  BE-së, ndërsa nënvizoi interesin e posaçëm të qeverisë për shqiptarët e luginës së Preshevës, duke kërkuar më shumë kujdes e vëmendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *