Subscribe

Një retrospektivë e asaj çka ka pësuar kryeqytetit 20 vitet e fundit, por edhe një model ndryshe se si do të donin 49 artistë ta shihnin kryeqytetin, prezantohet në tre sallat e kësaj galerie. Tirana e ndryshimeve të mëdha rrëfen edhe mënyrat se si ka ndërvepruar njeriu me ndërtesat, pa harruar edhe figurat politike të vendit që kanë influencuar më shumë për t’i dhënë një tjetër fytyrë kryeqytetit, ndonjëherë edhe më të zhveshur. Duke shpresuar se kjo ekspozitë do të ndikojë për një pikëpamje ndryshe të Tiranës, kuratori Stefano Romano, i fton të gjithë ta vizitojnë atë në Galerinë FAB, deri më 1 nëntor kur 56 vepra audio, video, fotografi e pikturë do të jenë të ekspozuara për publikun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *