Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Transferohet në burg “Përbindëshi i Austrisë”, 88-vjeçari që përdhunoi vajzën e tij për 24 vite

25 Janar 15:09

Disa media gjermane nxituan të raportojnë se Josef Fritzl, i njohur si “Përbindëshi i Amstettenit”, po lirohet nga burgu.

Megjithatë, babai austriak që përdhunoi vazhdimisht vajzën e tij me të cilën kishte shtatë fëmijë dhe e mbajti si skllave në bodrumin e shtëpisë së tyre, mbetet në burg.

Ai thjesht do të transferohet në institucionin korrektues (një vend ku mbahen njerëzit kur janë arrestuar dhe dënohen për një krim) nga burgu i sigurisë maksimale ku mbahet që nga viti 2009.

Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, një komision prej tre gjyqtarësh, i Gjykatës së Qarkut të qytetit Krems në Austri vendosi sot se 88-vjeçari nuk do të lirohet për arsye parandalimi.

Në vitin 1984, në qytetin e vogël austriak të Amstetten, Fritzl kishte mbyllur vajzën e tij atëherë 18-vjeçare në bodrumin e shtëpisë së tij.

Për 24 vjet ai e përdhunoi dhe kishte shtatë fëmijë me të. Njëri prej tyre humbi jetën.

Sipas autoriteteve, gruaja e tij, e cila jetonte në katin e parë të shtëpisë me pjesën tjetër të familjes, nuk dinte asgjë për këtë.

Kur çështja u bë publike në vitin 2008, mbushi titujt kryesorë të medieve botërore.

Sot “Përbindëshi i Amsteten” u ul në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar vendimin e gjykatës.

Ishte pak pas orës 7 të mëngjesit kur Fritschl, tani 88 vjeç, u soll në gjykatë.

Pas mbërritjes së tij, kamerat e kapën atë të ulur duke buzëqeshur në sediljen e pasme të një makine, me një këmishë xhins.

Ai shoqërohej nga tre zyrtarë të gjykatës. Për 24 vjet, babai austriak e mbajti vajzën e tij në burgun-bodrum të shtëpisë së tyre në Amstetten të Austrisë.

Ai e përdhunoi atë një mijë herë dhe bëri shtatë fëmijë me të. Njëra prej tyre, vajza e madhe, u sëmur rëndë në prill 2008.

Ajo ishte tashmë 19 vjeçe dhe nuk e kishte parë kurrë dritën e diellit pasi i ati ishte “kujdesur” për të.

Fritzl e çoi në spital kur gjendja e saj u përkeqësua. Aty humbi jetën.

Ai u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009.

Gewetensvraag: als je je dochter misbruikt vanaf haar 11e, vervolgens 24 jaar vasthoudt in een kelder, misbruikt en uiteindelijk maar liefst 7 kinderen bij haar verwekt is het dan normaal dat je vijftien jaar later weer vrijkomt?#joseffritzl #misbruik #moord #dochter #kinderen pic.twitter.com/RHU6ynLxTz

— Sander Sassen (@SanderSassen) January 25, 2024


Sipas botimit gjerman, sipas ligjit austriak, kushdo që dënohet me burgim të përjetshëm ka të drejtë të lirohet me kusht pas 15 vitesh dhe Fritzl, i cili u arrestua në vitin 2008, kreu 15 vjet burg në vitin 2023. Megjithatë, për Fritzl nuk kishte faktorë lehtësues.

Ish-inxhinieri elektrik 88-vjeçar, Joseph Fritzl , u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për përdhunim, inçest dhe burgosje të vajzës së tij dhe shtatë fëmijëve që kishte me të.

Avokati i tij, megjithatë, kishte kërkuar që ai të transferohej në një shtëpi të të moshuarve, duke përmendur një raport të ri psikiatrik për 88-vjeçarin, sipas të cilit ai vuan nga demenca dhe “nuk është më rrezik për publikun”.

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
babai perdhunues Josef Fritzl Përbindëshi i Amstettenit

Nga e njëjta kategori

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

më shumë...

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.