E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tramezzani i largohet kombëtares, preferon klubet

Njeriu qe ndoshta mendohej si zëvendësuesi i denje i De Biasit, ka zyrtarizuar te ardhmen e tij. Ish-zëvendësi Paolo Tramezzani ka preferuar një klub per te vazhduar karrierën e tij. Zviceranet e Sion kane bere te ditur ne faqen zyrtare se 46-vjeçari ka nënshkruar një kontrate dyvjeçare. Tramezzani punoi me De Biasin nga viti 2011 deri ne 2016 te kuqezinjtë, ndërsa puna e tyre kulmoi me kualifikimin e Shqipërisë ne finalet e evropianit.

 

Shpesh here ai u etiketua nga mediat sportive, si dora e vërtetë ne kombëtare, duke u vlerësuar shume per punën e tij. Vitin e kaluar tentoi te provonte fatin si trajner, duke mare Luganon ku nga vendi i parafundit e çoi ne te tretin, me nje mesatare dy pike per ndeshje, çka u përkthye edhe nje vend ne Europa League. Presidenti i FSHF nuk e përjashtoi ditën e djeshme nje afrim te Tramezzanit, por ndërkohë i duhet te hedhe sytë tashme për te kërkuar trajnerë te tjerë ku emri me i fundit ne loje tashme është Valter Zenga.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë