Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun.
Vizion Plus mëson se një person i identifikuar si Klaus Gjergji, 24 vjeç ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.
Si pasojë, Klaus Gjergji ka humbur jetën.
“Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
/vizionplus.tv





