Ka ndërruar jetë këtë të diel në spitalin Infektiv 61-vjeçari Skënder Kurti. Ai ishte shtruar prej 20 ditësh në spital, i intubuar.

 

Më herët, 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Po ashtu, ai vuante edhe nga hipertensioni.

 

Deri më tani, në vendin tonë janë shënuar 21 viktima dhe 361 të infektuar nga Covid-19.

 

Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, ndërsa iu ka kërkuar qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *