Këtë të martë, maturantët zhvilluan provimin e lëndës me zgjedhje, që përmbyll zyrtarisht procesin e Maturës Shtetërore për këtë vit shkollor.
Ashtu si një vit më parë, ekonomia mbetet ndër lëndët më të preferuara nga maturantët. Në vitin e kaluar, këtë lëndë e zgjodhën mbi 10 mijë nxënës, ndërsa edhe këtë vit interesi vijon të mbetet i lartë. Nuk mungojnë as lëndë të tjera si: biologjia apo psikologji dhe qytetari.
“Unë zgjodha ekonominë besoj do të zgjedh ose inxhinieri ose mekatronikë”.
“Unë kisha ekonominë. Për nxënësin e 10 ishin të thjeshta. Isha përgatitur dhe shpresoj të marr rezultatin më të lartë. Unë do vazhdoj për finance- kontabilitet, lënda që zgjodha është ekonomia e kam me pasion. Provimi ishte brenda standarteve”.
“Unë kisha zgjedhur ekonominë, kishte pyetje për të gjitha nivelet”.
“Kisha biologji. Ishte provim I ngarkuar kishte pyetje të lehta por mesa pashë ishte I ngarkuar. Dega që dua të zsgjedh ësht ë stomatologji uroj ta arrij dhe pres shumë”.
“Kisha provim me zgjedhje biologjinë pasi dua të studioj mjekësi. Niveli ishte mesatar mu duk I thjeshtë besoj kam punuar mire”.
“Unë zgjodha biologji, njjë nga pikat e mia më të forta. Ishte nivel mesatar por kishte edhe pyetje më të vështira”.
Të pyetur nëse studimet duan ti vijojnë në Shqipëri apo jashtë saj, maturantët ndajnë mendime të ndryshme.
“Shqipëria është e uritur për kontsbilist, pasi atta qqë shkojnë për ekonomi poziiconohen kryesisht në marketing apo ekonomi e përgjithshme, mdaj janë në mungesë”.
“Dua të studjoj në shqipëri e shoh si tendency të ikin jashtë por mendoj se arsimi në shqipëri ka nivel të mire”.
“Unë memdoj se do vazhdoj jetesën jashtë shtetit dhe mendoj mekatronika ëështë dega e duhur për jashtë shtetit”.
“Unë kam zgjedhur të studjoj në shqipëri për mjekësi të përgjithshme hdhe pastaj për kardioplogji”.
Pas këtij testimi, vëmendja e maturantëve do të jetë te përzgjedhja e dhjetë preferencave për studimet e larta në portalin U-Albania, proces që do të përcaktojë edhe drejtimin e tyre akademik.





