E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në disa qarqe

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese, pas përfundimit të procesit të konkurrimit për drejtuesit e drejtorive vendore në qarqe.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në vend.

Reklamë

Pas shpalljes fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, Ardrit Elmazi është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Ndërkohë, Dashamir Spaho do të drejtojë Policinë e Shkodrës, ndërsa Xhevahir Karaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndryshime ka pasur edhe në Dibër, ku Armir Gjikolaj është larguar nga posti i drejtorit të policisë pas dorëheqjes së paraqitur me kërkesën e tij. Ai është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Reklamë

Lista

-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

-Andi Hasanaj i komanduar shef komisariati nr 5.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë