Subscribe

Proceset gjyqësore ndaj Dritan Dajtit nuk kane te mbaruar. Janë dashur 276 seanca nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të dhënë 4 burgime të përjetshme ndaj Dajtit për vrasjen e katër te punonjësve te policisë. Gjykata e Lartë vendosi këtë të mërkurë të rikthejë edhe njëherë në Gjykatën e Apelit, çështjen e shumëpërfolur të Dajtit, pasi në vendimin e dënimit, ka parregullsi. Këto pasaktësi, sipas Gjykatës së Lartë dhe shkeljet e afateve procedurale nga organi i akuzës kane bere qe te merret vendimi per rihapjen e procesit gjyqësor në themel. Afërsisht 6 vjet ka zgjatur gjyqi i Dritan Dajtit, pasi asnjë nga avokatët kryesisht nuk merrte përsipër mbrojtjen e tij. Dajti u dënua me vendim të formës së prerë një vit më parë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 4 burgime të përjetshëm dhe pa të drejtë apelimi. Prokuroria e akuzoi Dajtin për vrasjen e policëve Kastriot Feska, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari në gusht të vitit 2009.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *