Subscribe

Do të largoheshin me autobusë për t’u shpëtuar tmerreve të luftës në Siri, por nuk ia dolën.

 

Një grup civilësh sirianë gjetën vdekjen si pasojë e një autobombe që shpërtheu pranë mjeteve që i evakuonin, duke shkaktuar vdekjen e te paktën 39 civilevë dhe plagosjen e mbi 130 të tjerëve.

 

Mes viktimave ka edhe fëmijë.

 

Ngjarja ndodhi pranë qytetit sirian të Alepos në një zonë ku mblidheshin banorë të disa zonave që kontrollohen nga forcat qeveritare.

 

Evakuimi i civileve po kryhet falë një marrëvëshjeje mes qeverisë dhe rebelëve për evakuimin e rreth 5 mijë personave. Rreth 30 mijë njerez kanë mbetur të bllokuar në disa zona w vendit për shkak të luftimeve.

 

Muajin e kaluar OKB e përshkroi situatën në disa qytete si ktastrofike. Shumë njerëz kane gjetur vdekjen si pasojë e mugnesës së ushqimit dhe medikamenteve në 4 qytete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *