Subscribe

Mbi 600 efektivë të policisë, forcave speciale RENEA dhe ato të Gardës, do të sigurojnë punimet e sesionit të pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sipas Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në polici nga data 27 deri më 31 maj, do të ketë bllokime rrugësh, ndërkohë që shërbimet e policisë rrugore dhe ato të bashkisë, do të punojnë për lehtësimin e trafikut.
Efektivët kanë marrë në mbrojtje dhe 9 hotele ku do të qëndrojnë përfaqësuesit e Asamblesë ndërkohë që të gjithë kalimtarët nuk do të lejohen të lëvizin për rreth Pallatit të Kongreseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *