E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Halil, era favorizon flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të hëne në fshatin Halil të Krujës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe pemë frutore.

Zjarri, i favorizuar edhe nga era, është përhapur me shpejtësi, duke djegur shkurre, ferra, ullinj dhe bimësi të ndryshme.

Reklamë

Flakët kanë rënë rreth orës 15:00 dhe situata ka vijuar për disa orë, ndërsa për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri.

Falë ndërhyrjes së forcave në terren dhe mjeteve ajrore, situata raportohet se është drejt normalizimit, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë