E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar  në zonën e Laprakës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se dy persona, të identifikuar si Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri kanë mbetur të plagosur. Dy të plagosurit kanë plagë në këmbë.

Reklamë

Policia ka gjetur mjetin e autorëve të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Të plagosurit në spital jashtë rrezikut për jetën. Pritet të merren në pyetje në lidhje me zbardhjen e dinamikës të ngjarjes.

Ndërkohë që po kqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët.

Reklamë

“Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë