E premte, 30 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Në Gjirokastër mbrëmjen e sotme një vatër problematike zjarri përfshiu një sipërfaqe bujqësore në periferi të qytetit.

Menjëherë u nis në vendngjarje një automjet zjarrfikës me efektivë. Me mbërritjen, u konstatua se zjarri kishte rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, dhe po merrte përmasa.

Reklamë

Efektivët zjarrfikës ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri nuk shkaktoi dëme në pasuri apo në ambiente përreth.

Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimishëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë