E premte, 30 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin paralajmëron Evropën: Nuk duam luftë por jemi gati, nëse ndodh nuk do ketë  fitues

Presidenti Rus Vladimir Putin ka komentuar telefonatën me vendet nordike, Norvegjinë dhe Finlandën, që sipas tij është një hap drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Evropën.

Putin tha se presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere bënë shumë mirë që rikthyen marrëdhëniet me Moskën, pavarësisht kritikave nga disa kryeqytete evropiane.

Reklamë

“Ata më telefonuan në emër të vendeve të tyre dhe bënë shumë mirë ndonëse u kritikuan. U prekën një sërë çështjesh. Siç e kam thënë gjithmonë, ne mbështesim çdo hap që synon rivendosjen e marrëdhënieve të plota dhe të duhura me vendet evropian”, tha Putin.

Putin u ndal edhe tek diskutimet e herëpasherëshme për një luftë të mundshme edhe me frontin evropian. Shefi i Kremlinit nuk e mohoi gatishmërinë e Rusisë për çdo skenar, por theksoi se konflikti me Evropën nuk do të kishte fitues.

Reklamë

“Shumë po flasin për përgatitjen e një lufte deri në vitin 2030.Para së gjithash, dijeni se ne jemi gati, por nuk duam luftë me Evropën. Dhe nëse dikush e dëshiron, le të përgatitet, e nëse gjërat shkojnë shumë larg,të jeni të bindur se nuk do të ketë fitues. Askush të mos e harrojë këtë”, tha Putin.

Putin deklaroi se Rusia nuk kërkon të pengojë lundrimin në Detin Baltik. Ai paralajmëroi se çdo kufizim i lëvizjes së anijeve në këtë zonë mund të shkaktojë një krizë të ngjashme me atë në Ngushticën e Hormuzit, pas nisjes së konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit në shkurt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.