E premte, 30 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: PS ka frikë nga mua, misioni im të mbroj interesat e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, Berisha deklaroi se mazhoranca ka frikë nga opozita dhe nga ai vetë.

Reklamë

Sali Berisha: Frika dhe tmerri nga opozita dhe Sali Berisha i shtyn ata të marrin vendimet më të verbra. Ne do të jemi të palëkundur, do të mbrojmë interesat e shqiptarëve. Asgjë s’do të na largojë ne nga ky zotim, ky mision që kemi.

Sekretariati i Etikës, pas kaosit dhe tensioneve në seancën e djeshme plenare përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Sali Berishën.

Ndërkohë me 60 ditë u përjashtuan deputetët Blendi Himçi, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati dhe Albana Vokshi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.