Protesta/ Arrestohet 19-vjeçari nga Dibra, theu xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar nga Dibra, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet O. C., i cili dyshohet se ka përdorur sende të forta për të dëmtuar xhamat e godinës.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.




