E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja, mos na e ndaloni celularin në seanca

Nga Blerina Cene

Rregullores së Gjykatës Antikorrupsion u që ndalon përdorimin e celularit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë iu përgjigj me bojkot të seancave gjyqësore. Mbrojtësit ligjorë thonë se ata nuk do të jenë pjesëmarrës në gjykime pa afat.

Reklamë

“I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”, tha Maks Haxhia, kreu i DHKA.

“Për avokatët që nuk zbatojnë bojkotin do të ketë masa disiplinore”, tha Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke njoftuar edhe për një kërkesë të tyre ndaj qeverisë së gjyqësorit.

Reklamë

“I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, u shpreh Haxhia.

Bojkoti i kësaj të marte vë në ngërç seancat gjyqësore, pasi pa apraninë e avokatëve ato nuk mund të zhvillohe. Ndërkaq edhe gazetarëve nga kjo rregullore u janë ndaluar celularët, hyrja pa akreditim, kamera. Rregullorja po ashtu i jep kryesuesit të trupit gjykues kompetencë për të përcaktuar mediat që do të jenë prezente apo jo dhe detyron aktorët e saj të shpërndajnë pronësinë private të filmimeve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë