Një vatër e re zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të marte në pyllin me pisha të Cërrilës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën pyjore.
Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e flakëve.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.
/vizionplus.tv





