Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua në Theth gjatë paradites së kësaj të hëne po transportohet drejt Tiranës me helikopterin e Forcave Ajrore.

 

Efektivi pas rrëzimit ka dëmtuar gjëmtyrët dhe bëhet me dije se është bërë e mundur marrja e tij nga fshati Nderhysaj, Njësia Administrative, Shalë.

 

Sipas informacioneve efektivi mbeti për më shumë se tre orë i bllokuar në Malin e Zorgjit.

 

Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *