Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 1 dhjetor se në Kosovë janë shënuar tetë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete.

 

Rastet e reja dolën pas testimit të 1398 mostrave. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 314.

 

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 2142 vaksina kundër koronavirusit. Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1.617.512 doza të vaksinës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *