Nata e njëmbëdhjetë prime në Ferma Vip do të vijë në ekranin e Vizion Plus, jo vetëm me gjallërinë që karakterizon personazhet por edhe zhvillimet dinamike të këtyre ditëve.

Fermerët ishin dëshmitarë të një momenti emocionues teksa pritën një banor të ri, viçin e sapolindur, për të cilin u kujdesën edhe me ndihmën e mjekut veteriner. Gjithashtu konkurentët të ndarë në dy skuadra morën përsipër të çojnë në vend urdhërin e agait për të bërë dordolecin e arave, mjaftueshëm të frikshëm për të trembur shpendët që dëmtojnë të mbjellat. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve, nuk kanë munguar as sfidat me fokus në njohuritë e fermës dhe gjithëçfarë ndodhet brenda rrethimit të saj.

Por nën drejtimin e kryefermerit Valer Kolnika, kjo javë nuk ka shpëtuar pa debate dhe pakënaqësi sa i takon ndarjes së detyrave por edhe raporteve mes konkurentëve.

Loja ka mbërritur në një moment të paparashikueshëm, do të ketë televotim, sfida që çojnë në eleminim apo hyrje të reja, sikurëse kanë parashikuar fermerët?..

Ndërkohë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë sot, shumë surpriza artistike, krijime origjinale, por edhe të përshtatura, ku si gjithnjë protagonistë janë vetë fermerët.

Në dy kanale të dedikuara të platformës digjitale tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, mund të ndiqni personazhet tuaj të preferuar, në cilësi absolute. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *