Subscribe

Këto ditë pranvere, Korça por edhe fshatrat turistike të Voskopojës e Dardhës kanë patur shumë turistë të huaj, të cilët qëndrojnë nga 1 deri në 2 ditë në juglindje të vendit.

Dy turistë austriakë kanë ndërmarrë një tour me biçikleta, pasi kanë vizituar qytete të Malit të Zi, Greqisë dhe Kosovës kanë vendosur që të përfshijnë dhe Korçën në itinerarin e tyre.

“Vij nga Austria, në fakt kam ardhur me biçikletë nga Mali i Zi, shkova në Kosovë pastaj u ktheva në Shqipëri. Me pëlqen shume natyra edhe pse në moshën 85 vjeçare po shijoj” rininë “time dhe tani do iki në Strugë në Maqedoni”, thotë një turiste austriake.

“Kam qenë para disa vitesh këtu, vendosa të vij prapë në Shqipëri këtë herë me biçikletë. Qëndrova disa ditë në Greqi, më pas Maqedoni e tani erdhëm në Korçë. Na pëlqen shumë, çmimet për ne janë të lira”, thotë turistja.

Përveç, austriakëve në Korçë gjen edhe shumë turistë gjermanë e italianë .

“Vijmë nga Gjermania, është hera e dytë në Shqipëri. Ishim Tiranë, Butrint, Durrës e tani në Korçë. Gjithçka duket fantastike”, shprehet një turiste gjermane.

“Jam nga Mainz i Gjermanisë. Kam dy ditë në Korçë, gjëja më e mirë është birra. Çmimet janë fantastike”, shprehet një tjetër.

“Kemi bërë një xhiro nëpër Shqipëri. E duam Shqipërinë, vijmë nga Italia, nga Torino dhe shpresojmë të vijmë përsëri”, thotë një turiste italiane.

Gjatë 4 muajve të parë të këtij viti qytetet e juglindjes së vendit janë vizituar nga më shumë se 50.000 turistë të huaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *