Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse...

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni veprimet e...

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet...

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji nga...

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A po kërcënon...

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të KF Tiranës...

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në tryezë Irani,...

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani i dorëzon...

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të...

Tradhti, depresion dhe një dramë familjare: Të pathënat e tragjedisë së Shkodrës

6 Maj 17:40

Një ngjarje e rëndë që është regjistruar dy ditë më parë në Shkodër ka tronditur jo pak shoqërinë shqiptare.

Erdgys Arrazi 31 vjeç denoncoi të shtunën e 4 majit zhdukjen e bashkëshortes së tij Alma, së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur. Policia e Shkodrës, menjëherë pas marrjes së denoncimit, u vu në lëvizje për të gjetur 4 pjesëtarët e familjes Arrazi. Por ajo që shtoi dyshimet më të mëdha se 39-vjeçarja Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e tyre i kishin dhënë fund jetës, ishte fillimisht gjetja e trupit të pajetë të njërës nga vajzat, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj. Ndërsa në orët e pasdites të kësaj të kësaj të hëne, u gjet edhe trupi i pajetë i vajzës tjetër 7 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna
Epilogu i një tragjedie, 3 fëmijë të vdekur bashkë me nënën: Si u gjetën viktimat në ujërat e ftohta të Bunës
Familjarët e Ergysit shpallin të vdekur nusen ende pa u gjetur trupi
Gjendet vajza tjetër, Balla me lot në sy: Kemi të dhëna që edhe trupat e nënës dhe djalit janë në Bunë
Tragjedia në Shkodër, gazetari zbulon dëshminë e Ergys Arrazit: Gruaja ime kishte probleme mendore, reagimi që shtoi dyshimet e policisë

Gjetja e trupit të 9-vjeçares

Safet Hasani ishte peshkatari nga Darragjati në Shkodër, i cili në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë. I shokuar nga ajo pamje, peshkatari tha se iu lut Zotit që kufoma e vajzës 9-vjeçare që u gjet nga ai e mbytur të ishte një kukull dhe jo njeri.

Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares Ergesa Arrazi, njëra prej tre fëmijëve që u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për për të parë se mos në ndeshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e disha nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek benti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, ka rrëfyer peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Dhuna ndaj Alma Arrazit

Për ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, Erdgys Arrazi, mbi të cilin rëndon akuza “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Familjarët e 39-vjeçares, akuzojnë Erdgysin se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj Almës, por edhe fëmijëve të tyre. Dëshmia e saj u regjistrua nga autoritetet, të cilat, pas gjetjes së trupit të 9-vjeçares i bën edhe ekspertizën mjeko-ligjore, por nuk rezultoi që në trupin e të miturës të kishte shenja dhune.

Pala tjetër mohon dhunën

Familjarët e Erdgys Arrazit kanë mohuar në mënyrë kategorike që djali i tyre të ketë ushtruar dhunë ndaj nuses dhe tre fëmijëve të tyre. Duke folur për mediat, ata pranojnë se çifti ka patur probleme, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se nusja mund të shkonte deri te ky veprim ekstrem. Erdgysi sipas tyre, i kishte fëmijët pikë të dobët dhe punonte për t’iu siguruar atyre një jetë më të mirë dhe një arsimim privat.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, shprehen familjarët.

Shkak, tradhëtia?!

Një nga shkaqet kryesore të kësaj ngjarje të rëndë që çuan 39-vjeçaren drejt aktit ekstrem dyshohet që të jetë tradhtia nga ana e Erdgysit.

Sipas një dëshmie, thuhet se e reja kishte mësuar se fundmi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër. Ai, po sipas burimeve, e nxirrte live te dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës së madhe.

Madje, mësohet se 31-vjeç i kishte kërkuar bashkëshortes së tij Alma, që të largohej nga shtëpia sepse do merrte për nuse të dashurën e tij. Në kushte të renduara depresioni, dyshohet se gruaja ka ndërmarrë këto veprime ekstreme.

Reagimi i Erdgysit kur u gjet trupi i vajzës

Reagimi i Ergys Arrazit kur mësoi se e bija kishte vdekur ishte tepër i ftohtë.  Kështu deklaroi gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj në emisionin “7pa5”. Ndërsa në dëshminë e tij ai ka mohuar kategorikisht të ketë ushtruar dhunë në familje, ndërsa ka pretenduar se bashkëshortja e tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Postimet në rrjetet sociale

Ndërkohë që rreth 4 vite më parë, Erdgys Arrazi postonte në rrjetin e tij social Facebook mjaft dedikime të ndjera për bashkëshorten e tij Almës, duke e cilësuar atë si “zemra ime, bota ime”. Nga një shikim i profilit të 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”.

Vijojnë kërkimet

Ndërkohë që kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e pajetë të nënës dhe djalit 3 vjeç, ndërsa trupat e dy vajzave aktualisht janë gjetur nga polumbarët. Kërkimet janë shtrirë edhe në Malin e Zi. Mësohet se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar ndihmë homologut të tij malazez, që të vijojnë kërkimet edhe në anën tjetër të kufirit, për gjetjen sa më parë të trupave./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
drame familjare Fëmijët mbytje nena Shkoder Tradhti

Nga e njëjta kategori

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

më shumë...

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të afërmit e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi, 25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-burri

më shumë...

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç, Sokol Toma me fraktura në kokë dhe këmbë

më shumë...

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet të rriten më tej

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat,...

10:23

Gjashtë ushqimet që nuk duhen ruajtur kurrë...

10:05

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike...

9:34

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni...

8:44

170 banesa sociale ndahen këtë vit për...

8:37

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të...

8:22

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç,...

8:11

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi,...

8:01

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”,...

7:46

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A...

7:28

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të...

6:52

Pesë shenjat e zodiakut që do të...

6:24

Berisha e quajti Gonzaton “ambasador të Ramës”,...

6:04

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në...

5:28

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani...

5:09

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të...

4:39

S’ka infrastrukturë për llixhat në Elbasan, pacientët...

4:08

Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani-...

4:00

“Kujdesuni për shëndetin mendor”, mjekët: Raste të...

3:38

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Aksident me vdekje në Durrës
  • Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në një bi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.