Spanja do të dërgojë një numër të vogël raketash për sistemet Patriot në Ukrainë, sipas gazetës El Pais, duke cituar burime të paidentifikuara.

Spanja ka përjashtuar dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, por do të ofrojë raketa për Kievin.

Ministria e Mbrojtjes nuk e ka komentuar ende informacionin. Spanja ka tre grupe Patriot, të cilat i bleu të dorës së dytë nga Gjermania në 2004 dhe 2014, raportoi El Pais.

“Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë ndaj Ukrainës”, komentoi një burim diplomatik spanjoll për gazetarët e huaj dje, të enjten.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha vendeve anëtare të NATO-s se Kievit i duheshin të paktën shtatë sisteme Patriot ose sisteme të tjera të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të përballuar sulmet ajrore ruse. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje atyre të rrisin ndihmën ushtarake që i japin Kievit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *