E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia u gjeti heroinë dhe 70 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Milano

Një 36-vjeçar shqiptar dhe një tjetër 46 vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Milano. Efektivët gjetën në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë.

Disa blloqe droge ishin mbuluar me soppressata kalabreze dhe të mbushura me vakum.

Reklamë

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dy të dyshuarve dhe ka gjetur kartëmonedha me vlerë prej 70 mijë eurosh.

Shqiptarët u arrestuan me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë