Subscribe

Ndërsa mijëra biznese, pjesë e profesioneve të lira, po ankimojnë tatim-fitimin pranë administratës tatimore, gjykata kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Ky ligj u dërgua në gjykatë nga opozita me argumentin se bie ndesh me kushtetutën. Seanca e parë pritet të zhvillohet në datën 21 maj.

Lexo edhe :

Related Posts

Prej 1 janarit të këtij viti profesionistët e lirw që ofrojnë shërbime me rreth 26 lloje aktivitetesh, të ndara këto në 169 profesione, nuk trajtohën më si biznese të vogla me 0% tatim, por u bënë pjesë e taksimit me fasha.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Kësti i parë, i cili përllogaritet automatikisht nga sistemi dhe merr për referencë xhiron e vitit 2023, ka rezultuar për shumë prej tyre në shifra të papërballueshme.

Në 28 shkurt, 37 deputetë të rithemelimit dhe partisë së lirisë depozituan padinë në gjykatë, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit.

VENDIMI

Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.

Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373.

Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *