Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e grupit parlamentar, ku për herë të parë pas disa vitesh do të jetë e hapur, ku fjalën hapëse do të mbajë kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i partisë.

Kjo mbledhje ka një tjetër peshë nga mbledhjet e zakonshme të grupit të PS, pasi vjen pas arrestimeve dhe hetimeve të fundit që kanë përfshirë zyrtarë të lartë në nivel qendror dhe lokal të partisë, të cilët tashmë po përballen me dyert e SPAK.

Ajo që kuptohet nga vetë postimi i kryeministrit Rama është që në qendër të diskutimit do të jetë një analizë e fortë e qeverisjes deri në këto momente, roli i gjithsecilit, si dhe lufta kundër korrupsionit brenda partisë.

Ndërkohë vetë Rama paralajmëron edhe disa nisma të tjera Kombëtare në kuadër të programit “Shqipëria 2030”.


Postimi i Ramës:

NESËR 10:00 Live TV:

PARTIA SOCIALISTE🌹

Qeverisja⚙️Ligji⚖️Korrupsioni😈dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030🇦🇱

Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *