Nesër 27 prill do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i PL-së, Ilir Meta njofton se Konventa do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.

Pranvera nuk ndalet! Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus! “, shkruan Meta krahas nje pikture që ka publikuar në Facebook.


Nesër në Konventë do të caktohet statuti i i ri i partisë. Gjithashtu do të zhvillohen zgjedhet për presdidentin e partisë. Në garën për President të Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Faik Basha do të jetë rivali i tij.

Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *