Subscribe

Partia Socialiste ka vendosur te terhiqet nga denimi me bllokim te levizjes jashte vendit ndaj te gjithe atyre qe prishin zgjedhjet.

Edhe pse gjate fushates elektorale figurat kryesore te mazhorances perseriten shpesh se kushdo qe do te prekte zgjehdjet nuk do te mund te dilte jashte kufijve te Shqiperise, 3 jave pas 30 qershorit PS eshte terhequr nga ky ndryshim ligjor.

 

Taulant Balla

 

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”,

 

Por mazhoranca ka vendosur ti shkoje deri ne fund ashpersimit te denimeve per protestat e dhunshme, bllokimet e rrugeve, goditjen per shkak te detyres.

 

Ndryshimet ne kodin penal perfshijne edhe denimin me burg per te gjithe ata qe tregtojne produktet ushqimore jashte standarteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *