Subscribe

Policia e Kosovës ka ndërmarë një superoperacion për luftimin e kontrabandës dhe shkatërrimin e grupeve kriminale, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut.

Qytetarët në veri të Kosovës kundërshtuan aksionin duke protestuar , ndërsa persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin një makine të policisë.

Autoritetet përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Edhe në Zveçan serbët lokalë u organizuan në protesta, për të kundërshtuar operacionin policor.

Deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë ndërsa vijojnë kontrollet dhe bastisjet në shtëpi banimi, biznese dhe magazina mallrash.

Komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë, kundërshtojnë në vazhdimësi autoritetet duke patur si qëllim autonominë e tyre dhe qeverisjen nga Beogradi.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që situata përshkallëzohet në tensione, pas vendimit për reciprocitetin e targave më 20 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *