Subscribe

Arta Marku është përballur për here te pare me deputetet si prokurore e përgjithshme e përkohshme. Edhe pse fokusi i mbledhjes se komisionit te ligjeve ishte puna e Adriatik Llalles, prokurorja e përkohshme për 3 ore me radhe u gjend para pyetjeve te opozitës për vendimmarrjet e saj duke nisur nga hetimi i ministrave

 

Edi Paloka: “A ka pasur ministra socialistë të cilët kjo prokurori i përgjonte dhe nëse po kur erdhët ju çfarë është bërë me këto dosje?”.

 

Arta Marku: “Ndërhyrjet e mia në çështje konkrete mi ndalon ligji dhe çështjet që ju pyetët janë të karakterit konkret. Pra, më pyetët për ministra, deputetë; unë nuk kam dijeni për këtë, nuk kam informacion dhe nuk kam detyrim ligjor ta kem një informacion të tillë.”

 

Decentralizimi i prokurorisë ishte argument kryesor i kreut te organit te akuzës për te gjitha pyetjet specifike përfshi edhe rastin e vëllait te ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Edi Paloka: “Si ka mundësi që prokuroria e Tiranës u vu në mes të natës në dispozicion të një trafikanti të dënuar droge siç ishte Agron Xhafaj dhe brenda 24 orëve për veprën penale të kallëzimit të rremë u ngrit e gjitha në këmbë?”

 

Arta Marku: “Prokurori i përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në një hetim konkret apo të japë urdhra apo udhëzime për çështje konkrete.”

 

Opozita akuzoi Markun se ka shkelur ligjin me lëvizjet ne prokurori, por prokurorja është mbrojtur duke theksuar se ka bere vetëm emërime e shkarkime te përkohshme.

 

Edi Paloka: “Mbi ç’bazë janë bërë emërimet dhe shkarkimet e drejtuesve të prokurorisë? Opozita në fakt e paralajmëroi që kur shkuat në atë karrige se e vetmja arsye pse po shkonit ishte largimi i prokurorëve që kishin çështje djegëse për ministrat dhe funksionarët e PS.”

 

Arta Marku: “ju sqaroj se çdo vendimmarrje e imja kontrollohet nga Gjykata dhe kushdo që nuk është dakord ka pasur të drejtë të ankohet në gjykatë ashtu siç dhe ka ndodhur në fakt vendimet e gjykatës kanë qenë në favor të vendimmarrjes sime.”

 

Mbledhja e ligjeve u tensionua pasi opozita ishte e pakënaqur me përgjigjet e kryeprokurores te zgjedhur sipas tyre ne shkelje te ligjit e qe i ka shërbyer kryeministrit Rama.

 

Mes debateve mbledhja u mbyll e tashme pritet qe komisioni te hartoje një rezolute me rekomandime qe prokuroria duhet ti ketë parasysh gjate punës se saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *