Subscribe

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë grumbulluar para Bashkisë së Devollit duke mos lejuar zhvillimin e mbledhjes së këshillit të ri bashkiak të zgjedhur me 30 qershor.

 

Informacionet bëjnë me dije se një pjesë e mbështetësve demokratë kanë hyrë në ambjentet e bashkisë.

 

Ndërkohë kreu aktual i bashkise Bledion Nallbati, është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit ishin në kundërshtim me ligjin ata nuk i njohin.

 

“Nuk njohim zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk do lejojme te uzurpohet bashkia. 30 qershori u anulua nga Presidenti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.