Nje incident mes nje nëndetëseje holandeze dhe anijeve ruse, ka mjaftuar per te ndezur ne maksimum retoriken mes Kremlinit dhe vendeve perëndimore te NATO-s. “Beni kujdes me veprimet tuaja, ose do te keni pasoja te renda,” ishte reagimi i prere i presidentit Putin. Ushtria ruse dërgoi nje flote detare ne Mesdhe, ne pritje per rinisjen e operacioneve luftarake ne Siri, ndërkohe qe gjate rrugës, dy anije ishin ndjekur nga nje nëndetëse holandeze. Nje zedhenes i NATO-s deklaroi se aleanca po heton per ngjarjen, ndërsa nje zyrtar qe preferoi te mbetej anonim deklaroi se prej disa javesh, veprimet ruse ne Mesdhe po monitorohen nga afër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *