Policia e Korçës goditi këtë të enjte një tjetër rast të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Në pranga ranë tre të rinjtë M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç dhe M. B., 18 vjeç.

 

Ata u kapën në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. 19-vjeçari kishte futur në mjetin tip “Nissan” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 

18-vjeçari M. B. ishte bashkëpunëtor i dy të rinjve të tjerë dhe ruante rrugën me “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *