Subscribe

KLEVISA GJIKA

 

GAZETARE

 

“Edhe pak orë na ndajnë nga viti i ri 2023. Atmosfera festive ndihet kudo dhe në fakt i ka rrëmbyer vëmendjen edhe shumë shtetasve të huaj, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit.”

 

I tillë është rasti i Ilarias, që ka lënë Italinë për Shqipërinë në natën e ndërrimit të viteve.

 

ILARIA PAOLI

 

Për sonte kam përgatiturdisallojegatimeshshqiptare, sigjeldeti, patatenëfurrë, baklava me vjehrrën time.

 

Kjo pjesa që jemi mbledhur tëgjithë si familje është kuptimi i festës.

 

Normalisht dashuria më ka sjellë këtu, kur ke dashurinë besoj se i ke të gjitha.

 

ARJANA SIPRI

 

VJEHRRA E ILARIAS

 

Gazetarja: Prej 7 vitesh Ilaria është pjesë e familjes suaj. Si është Ilaria si një nuse? Sa ju ndihmon ajo në kuzhinë sidomos në këtë natë, në natën e ndërrimit të viteve? Keni gatuar së bashku?

 

Arjana: Po, kemi bërë bakllavanë, gjelin e detit, edhe shumë gjëra të tjera që janë tradicionale.

 

Gazetarja: Besoj sonte në tryezën tuaj do keni gatime tradicionale shqiptare, por edhe italiane. Cilat do të dominojnë?

 

Arjana: Më shumë shqiptare, por dhe italiane. Nga Ilaria ka Torta di Riso. Unë i uroj mamave shqiptare një nuse si Ilaria.

 

Xhulia, një vajzë shqiptaro-spanjolle ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit.

 

JULIA MIRALLES

 

STUDENTE SHQIPTARO-SPANJOLLE

 

Kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Babin tim nga Shqipëria e njoha kur isha 16 vjeç përmes Facebook. Për shkak të pandemisë nuk erdha. Sonte do darkoj me familjarët dhe pas orës 12 do dal pranë stadiumit për të parë spektaklin e fishekzjarreve. Festat me familjen janë më të mirat, por këtu ndryshe nga Spanja nuk ka shumë festa. Dua që në vitin 2023 njerëzit këtu të kujdesen më shumë për kafshët në rrugë.

 

Ndërkohë, në Vlorë çifti italiano-peruan Massimiliano dhe Karla, që janë zhvendosur prej disa vitesh në Shqipëri, zbulojnë planet për natën e fundit të vitit 2022.

 

MASSIMILIANO SANACIRE DHE KARLA PINTO

 

ÇIFT BASHKËSHORTËSH

 

Vigjilien e fundvitit do e festojme ne shtepi Ne Itali daten 31 e festojme me familjaret, ndersa Krishtlindjen jashte me miq.

Ne në Peru bejme nje feste te madhe, qofte me familjen apo miqte. Kendojme e kercejme gjithe naten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *