Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së,...

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më...

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen...

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

1 Korrik 22:18

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Në një njoftim për media, gjykata tha se trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit për 16 shtator 2026, në orën 10:00.

“Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtynte këtë afat deri më 20 korrik 2026 dhe tani vendosi përfundimisht për 16 shtator.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt, ndërsa ata janë mbajtur në paraburgim në Hagë qëkurse u arrestuan në vitin 2020.

Vendimi i mëparshëm për shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit ishte kritikuar si -i “paarsyeshëm” në Kosovë dhe një shtyrje përfundimtare e gjatë sikurse kjo pritet të nxisë përsëri kritika.

Por, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kishin thënë për Radion Evropa e Lirë se shtyrja ishte e zakonshme për një çështje të kësaj shkalle.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, duke qenë se në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
aktgjykimi ish-krerëve të UÇK

Nga e njëjta kategori

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

më shumë...

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës! Qytetarët paralajmërojnë nesër një tjetër protestë para Kuvendit

më shumë...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më i lartë se ai i të rriturve

më shumë...

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar...

10:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

10:29

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë...

10:18

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do...

9:51

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:43

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis...

9:33

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

9:14

Mërkuri retrograd fillon dhe sjell turbulenca për...

9:08

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak...

8:52

Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet...

8:42

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë...

8:26

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke...

8:21

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajz...
  • Humbi jetën pas aksidentit në Pogradec-Qafë Thanë, dyshohet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.