Subscribe

Fati i dy prej institucioneve me te rëndësishme te sistemit te drejtësisë do te vendoset te hënën nga goglat.

 

Tashme është e qarte se nuk ka asnjë mundësi qe mazhoranca dhe opozita te gjejnë konsensus për asnjë prej 28 emrave qe kandidojne për këto dy poste dhe te hënën shorti është ai qe do te vendose se kush do te jete pjese e  dy këshillave për 5 vitet e ardhshme.

 

Për 2 jave me radhe opozita goditi pjesën me te madhe te kandidateve duke listuar shkeljet ligjore ne kandidim e duke shfrytëzuar edhe raportin e operacionit ndërkombëtar te monitorimit qe kishte skualifikuar 3 prej tyre.

 

Ne këtë situate parlamenti dogji dy mundësitë qe garanton kushtetuta qe 10 anëtarët e këtyre institucioneve te miratohen me 94 vota, e ne raundin e trete lista qe del nga shorti miratohet automatikisht nga parlamenti ne seancën e se enjtes.

 

Me këtë votim Parlamenti realizon pjesën e tij te përgjegjësisë për Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë 18 muaj pas miratimit te reformës ne drejtësi. Por dy Këshillat ende nuk mund te ngrihen pasi kandidatet qe vijnë nga radhët e Gjyqësorit e Prokurorisë duhet ti nënshtrohen Vettingut proces i cili ka nisur por qe nuk ka ende një date se kur mund te mbyllet për 31 njerëzit e drejtesise qe garojnë për këto institucione.

 

Ngritja e Këshillit te Larte te Prokurorisë do te shënojë edhe fundin e mandatit te Arta Markut pasi ai do te zgjedhe njeriun qe për 7 vite do te drejtoje organin e akuzës ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *