Nga Fieri, Taulant Balla tha se është i nderuar që mban postin e drejtuesit politik të këtij qarku.

 

Sipas tij, çdo socialist e ka ëndërr të drejtojë njëherë qarkun ku buron mbështetja më e madhe për PS-në, ndërsa e konsideron privilegj që drejton qarkun ku ka udhëhequr një personalitet si Gramoz Ruçi për 12 vite.

 

“Secili prej nesh e ka ëndërr që në një moment të karrierës së tij të jetë drejtues politik i qarkut Fier, qarku ku PS ka më shumë detyrime se në çdo qark tjetër dhe është qarku ku buron mbështetja më e madhe për PS. Natyrshëm, është përgjegjësia më e madhe pasi i jemi borxhli qarkut Fier. Jam i kënaqur që të vij të drejtoj PS, pasi atë e ka drejtuar për 12 vite me radhë personaliteti më i rëndësishëm i PS, Gramoz Ruçi. Ruçi është i pazëvëndësueshëm. Unë do mundohem të bëj më të mirën”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *