Menjëherë pas arrestimeve në Itali, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri kërkoi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Burime pranë Prokurorisë se Përgjithshme thonë se per shkak te angazhimeve, Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta takoje sot ish-ministrin e brendshëm.

 

Mësohet se Tahiri kishte kërkuar te bisedonte me Llallën per akuzat publike qe i janë bere per implikim ne trafikun e drogës, pas arrestimit te kushërinjve te tij ne shtetin fqinj.  Ndërkohë, për këtë rast Tahiri ka lajmëruar dhe një konferencë ne orët e pasdites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *